Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot janë realizuar bastisje në tri lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.
Aksioni është realizuar për kontrollin e personave të dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në hetimet janë zbuluar prova materiale, përfshirë komunikime në rrjetet sociale dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.
Dyshohet se personat kanë falsifikuar dokumente identifikimi të ndryshme, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi dhe pasaporta të disa shteteve evropiane për pagesa deri në 15,000 euro.





















You must be logged in to post a comment Login