Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Protesta e punëtorëve teknik? Komuna e Drenasit deklarohet për rajonin: Nuk kemi bazë ligjore për të marrë veprime në këtë rast

FSPTSPK në një komuniaktë për medie ka njoftuar se punëtorët teknikë të shkollave të mesme në Drenas janë në përgatitje për fillimin e grevës deri në rritjen e pagës në 405€.

E gjithë kjo po behet sipas tyre, pasiqë edhe pas 6 muajsh hyrje në fuqi të pagës minimale në Kosovë prej 350€ bruto, punëtorët teknik të shkollave të mesme në Drenas ende marrin pagë 237€ neto, që do të thotë çdo punetore deri me tani është i demtuar per 558 €.

Mirëpo lidhur me këto paralajmerime të FSPTSPK, Komuna e Drenasit është deklaruar për portalin rajoni.org.

Ata thonë së sa i përket rastit në fjalë, Komuna e Drenasit e ka të kontraktuar shërbimin për të dy shkollat e mesme dhe nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore ndaj punëtoreve në fjalë.

“Ju njoftojmë se të gjithë punëtoret teknik që punojnë në shkolla paguhen sipas ligjit të pagave për zyrtar publik. Ndërsa sa i përket rastit në fjalë, Komuna e Drenasit e ka të kontraktuar shërbimin për të dy shkollat e mesme dhe nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore ndaj punëtoreve në fjalë”, kanë sqaruar komuna e Drenasit.

Tutje ata për rajonin kanë shtuar së për punëtorët në fjale, paga e tyre rregullohet me marrëdhënie kontraktuale në mes punëdhënësit në këtë rast kompanisë dhe punëtorëve të angazhuar

“Pra paga për këta punëtor rregullohet me marrëdhënie kontraktuale në mes punëdhënësit në këtë rast kompanisë dhe punëtorëve të angazhuar. Ne si Komunë nuk kemi bazë ligjore për të marrë veprime në këtë rast”, kanë përfunduar në sqarimin e tyre Komuna e Drenasit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile