Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Qeveria s’përkrah personat me aftësi të kufizuar, s’nxjerr rregulloren që do t’i ndihmonte (VIDEO)

Në ardhje të qeverisë Kurti I, u zotua rritja e cilësisë së jetës dhe mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara.

Këtë deklaratë kryeministri, tashmë në detyrë, Albin Kurti, e bëri pikërisht në Javën Ndërkombëtare të të Shurdhërve dhe Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave.

Madje vitin 2023 e shpalli Vitin e personave me aftësi të kufizuara.

Siç duket, premtimet s’i gjetën zbatim kryeministrit Kurti.

Kjo pasi gjatë mandatit të tij plotë, nuk u nxor një akt nënligjor që do t’i stimulonte kompanitë të punësonin persona me aftësi të kufizuar, raporton Kiks Kosova.

Kjo ishte paraparë, në bazë të nenit 18 të Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësim, i cili lironte kompanitë nga pagesa e doganës dhe tatimit.

Në vitin 2016 ishte bërë ndryshim-plotësimi i ligjit bazë, ku përmes nenit 11 kërkohej të nxirrej një akt nënligjor për lehtësirat doganore e tatimore.

Nevojën e nxjerrjes së aktit nënligjor e potencojnë edhe njohës të drejtësisë.

Sfidë në Kosovë vazhdon të mbetet inkuadrimi në shoqëri i personave me aftësi të kufizuara, kjo për shkak të mungesës së kushteve elementare.

Madje, shpeshherë është lobuar për treg të hapur dhe të barabartë për këta persona.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile