Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Selimi optimist, shpreson se drejtësia ta gjejë anën e vet

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, i cili është duke u gjykuar në Hagë, ka thënë se ish-komandanti i UÇK-së është pozitiv për vendimin që do të dalë në rastin që është ai i përfshirë dhe i akuzuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ai, në një intervistë për Klan Kosovën, deklaroi se Selimi shpreson se drejtësia do të jetë në anën e duhur.

“Mendoj se kushdo që do të ishte i ndaluar dhe larg familjes për 4 vjet e gjysmë, kjo do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm. Ai është arrestuar në fillim të nëntorit 2020, e ka ndjekur gjithë procesin dhe ka marrë pjesë në çdo seancë, i ka ndjekur me zell dhe ka bashkëpunuar për secilin urdhër të trupit gjykues në Gjykatë por personalisht është shumë optimist njësoj si unë, sigurisht shpreson se drejtësia ta gjejë anën e vet, kjo merr pak kohë por përfundimisht të rezultojë me një verdikt të cilin e shpresojmë”, ka thënë Roberts, raporton Klankosova.tv.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, para dy ditësh tha se ka qenë “i dobët” rasti i Prokurorisë. Për këtë, Roberts u shpreh se prej problemeve më të mëdha në rastin e Thaçit dhe të tjerëve është sasia e provave që është paraqitur në gjykatë.

“Sikurse thashë në fillim, mendoj se për rastin e Prokurorisë ka disa shqetësime të cilat i kam shprehur. Ato shqetësime nuk janë hequr dhe jam i bindur për ato probleme dhe mangësi siç kam qenë nga fillimi. Mendoj se mënyra se si është paraqitur rasti ka qenë e paqartë herë pas here dhe kjo ka qenë një çështje e cila është ngritur nga gjyqtarët në gjykim në njërën prej konferencave statusore, se nuk është paraqitur në një mënyrë koherente dhe konsistente. Dhe qoftë nëse e përdorim fjalën “e dobët” qoftë ndonjë fjalë tjetër, ka probleme me rastin, probleme për të cilat siç thash jam i bindur se do të rezultojnë me një epilog pozitiv”.

“Mendoj se një nga problemet më të mëdha që do të doja ta përmend është sasia e provave që janë paraqitur në formë të shkruar. Nëse një dëshmitar vjen në gjykatë mund ta sfidosh atë por nëse të vjen një deklaratë ti nuk mund ta sfidosh një copëz letre. Pra ky është një problem i cili mendoj se duhet të adresohet dhe sa peshë mund t’i jepet atyre dëshmive që nuk janë paraqitur drejtpërdrejtë nga individët, e kjo është një pyetje e cila duhet të definohet nga gjyqtarët në mënyrën e duhur”, ka thënë avokati Roberts. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile