Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me bllokimin e vazhdueshëm të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar nevojën për tejkalimin e krizës institucionale që ka zgjatur më shumë se dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Në një postim në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori Rohde ka kritikuar taktikat penguese që po e mbajnë të paralizuar funksionimin e institucioneve dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim të sinqertë ndërmjet partive politike.
“Mbi dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të taktikave penguese. Qytetarët meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën, mbi politikat partiake. Prandaj, e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka shkruar Rohde.
Over 2 months after the elections, 🇽🇰's Assembly remains stalled due to obstructive tactics. Citizens deserve politicians who prioritize 🇽🇰 over party politics. Therefore I repeat: Genuine cooperation is urgently needed to ensure functioning institutions and the swift formation of a stable government!
— Ambassador Jörn Rohde (@pristina.diplo.de) 17 April 2025 at 17:35
