Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rrahmani: Çdo grua që lind fëmijën e parë, për çdo muaj do të marrë nga 500 euro për dy vite rresht.

Prijësi i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, ka shpallur një paketë të re mbështetjeje financiare për gratë që lindin, në përpjekje për të rritur natalitetin dhe për të siguruar mbështetje për familjet, shkruan Gazeta Momenti.

Sipas këtij plani, gratë që lindin fëmijën e parë do të përfitojnë 500 euro çdo muaj për dy vite, ndërsa ato që lindin fëmijën e dytë do të marrin 750 euro në muaj për të njëjtën periudhë. Gratë që lindin fëmijë të tretë ose më shumë do të mbështeten me 1,000 euro çdo muaj për dy vite.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij programi është se gratë do të mund të punojnë pa humbur mbështetjen financiare nga shteti. Ato gjithashtu do të kenë mundësinë të marrin deri në dy vjet pushim nga puna, të cilin mund ta ndajnë edhe me bashkëshortin, për të siguruar kujdesin dhe rritjen e fëmijëve.

Rrahmani theksoi se ky është një investim i madh në të ardhmen e shtetit, duke siguruar se mbështetje do të ketë për çdo nënë dhe familje që kontribuon në rritjen e natalitetit dhe edukimin e fëmijëve. Kostoja vjetore e këtij programi është parashikuar të arrijë rreth 220 milionë euro, dhe financimi do të sigurohet përmes rritjes së akcizës për duhanin. Kjo masë pritet të sigurojë një rritje të të hyrave, duke arritur rreth 227 milionë euro nga akciza në vitin 2024.

Ky plan nuk është vetëm një premtim, por një kusht i vendosur nga Koalicioni për Familjen për çdo bashkëpunim me subjektet tjera politike, me qëllim që të përmbushen qëllimet e rritjes së natalitetit dhe mbështetjes për familjet

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile