Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sejdiu: Kurti po ndjell urrejtje e frikë, Abdixhiku e Hamza po flasin me pozitivitet, për të ardhmen

Analisti politik Dardan Sejdiu, në Rubikon të Klan Kosova, ka komentuar këto tri ditë e para të fushatës. Sipas tij, Kurti vazhdimisht po ndjell frikë, mosbesim, urrejtje, derisa partitë opozitare janë fokusuar të një trup elektorale të cilëve iu flasin për të ardhmen, zhvillimin, me pozitivitet.

“Vetëvendosja është në kërkim të një armiku, në aspektin me kë të fërkohet, sepse Vetëvendosja është organizatë që fërkohet, nuk është organizatë e cila mund të shtrijë diçka politike pa fërkim me dikë dhe çka kanë bërë partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është që e kanë kuptuar që argumenti ose rruga me të cilët dëshiron të ecë përpara z.Kurti në fushatë është fërkimi, të përlahet”/

“Dhe tash çka ndodh, e shohim tek fushata e Vetëvendosjes ndjell frikë, ndjell urrejtje, ndjell mosbesim, do të thotë çdokush që mendon ndryshe është diçka katastrofë, tmerr, keq “mos me qenë ne, ditë të zeza po vijnë”.

“Përderisa tek PDK-ja dhe LDK-ja shohim një fushatë e cila është te shpresa, te një program, i mirë i keq, një program. Është një kapacitet elektoral i cili është pozitiv, që flet për të ardhmen, qysh me ndërtu të ardhmen. Përderisa z.Hamza flet si mund të bëhet Kosova më mirë, z.Abdixhiku tregon për projektet që e bëjnë Kosoën, mundohen të tregojnë se si bëhet Kosova më mirë”. – tha Sejdiu.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile