Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Shembja e dheut në Veternik që la të vdekur një person – policia arreston një të dyshuar

Të shtunën në lagjen Veternik të Prishtinës, ka ndodhur shembja e dheut në një punishte një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar. Personi që ka pësuar lëndime është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka thënë policia.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë reaguar shpejt dhe kanë arritur të sigurojnë zonën dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikësve të Prishtinës, Abdusamed Shkodra, tha se ndërhyrja ka qenë e shpejtë, megjithatë nuk ka mundur të parandalohet tragjedia.

Ndërkaq në raportin 24 orësh, policia ka theksuar se është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

[exchange-rates_badge color=”#024bf4″ amount=”1″ base_currency=”USD” flag_type=”circular” decimals=”4″ base_show=”on” inverse=”on” symbol=”on” after=”on” id=”1743947262″ currency_list=”EUR”]

[exchange-rates_badge color=”#024bf4″ amount=”1″ base_currency=”ALL” flag_type=”circular” decimals=”4″ base_show=”on” inverse=”on” symbol=”on” after=”on” id=”1743947262″ currency_list=”EUR”]

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile