Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shqetësuese: Në shkrimin për VV-në, Qosja s’e diti dallimin mes sajës dhe një parafjale – bëri edhe gabime të tjera

Shkrimtari dhe albanologu i njohur, Rexhep Qosja, të hënën publikoi një shkrim në mbështetje të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke na treguar se edhe ai do ta votojë VV-në. Sidoqoftë, akademiku bëri disa gabime drejtshkrimore në shkrimin e tij.

Fillimisht, ai e përdori gabimisht e pa vend emrin “sajë” në vend të parafjalës “saje”.

Në fjalor, emri “sajë” përshkruhet si “mjet për të bartur njerëz e sende, i ndërtuar prej dy drurësh anësorë të lëmuar ose me një rrip hekuri nga poshtë dhe me një shtresë të mbërthyer përsipër, që tërhiqet zakonisht nga qentë a nga kuajt e rrëshqet mbi dëborë ose mbi tokë të rrafshët; lodër fëmijësh e ndërtuar në këtë trajtë, me të cilën rrëshqasin nga lart mbi dëborë, rrëshqitëse”.

Parafjala “saje” është fjala që përshtatet kuptimisht në fjalinë e shkrimtarit, sepse kuptimi i saj, sipas fjalorit, është “me anë të …, me ndihmën e…, për hir të …, falë …, si pasojë e …”.

“Kosova është bërë shtet i pavarur në sajë të luftës së drejtë, çlirimtare, të lavdishme dhe të Idealit shtetkrijues kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa të cilën nuk do të mund të parashihej as prej intelektualit, politikanit a shtetarit më largpamës se edhe sa kohë, sa shekuj Kosova do të ishte e pushtuar prej Serbisë” – shkroi Qosja.

Më pas, shkrimtari e shkroi gabimisht edhe foljen “u cenua”, duke shkruar “u cënua” – “kur shpresa u cënua prej dëshpërimit”.

Për më tepër, akademiku bëri edhe një gabim elementar sa u përket shenjave të pikësimit, sepse nuk e përdori presjen para lidhëzës “sepse” në fjalitë e përbëra me pjesë të nënrenditur shkakore, si në fjalinë në vijim: “Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: […]”/Nacionale

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile