Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Situata në Kosovë është në tehun e thikës” thotë Zv.Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer ka kërkuar nga Kosova që “të mbrojë të drejtat e komuniteteve pakicë”, duke e përshkruar situatën si “në tehun e thikës.”

Duke folur për sfidat e politikës së jashtme amerikane përgjatë administratës Biden në Chatham House, Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ai tha se situata në Ballkanin Perëndimor mbetet “shqetësim i madh”.

Finer e përshkroi situatën në rajon si një nga sfidat më të mëdha të politikës së jashtme të administratës Biden, duke theksuar se vetë Presidenti Biden personalisht ka qenë i angazhuar në këtë çështje që prej kohës kur drejtonte Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senat.

“Kjo zonë ka qenë dhe mbetet një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara,tha Finer.

“Presidenti Biden, i cili ka një histori të gjatë përkushtimi ndaj këtij rajoni, vazhdon të jetë i angazhuar për një Ballkan Perëndimor të sigurt dhe të qëndrueshëm.”

Zv.Këshilltari i lartë i presidentit të 42-të të ShBA-ve përmendi dy sfida kryesore në rajon: situatën në Kosovë, për të cilën ai tha se është “në tehun e thikës”, dhe potencialin për fragmentim politik në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai kritikoi udhëheqësin serb të Bosnjës Milorad Dodik për të cilin tha se “po ndjek një agjendë që kërkon shpërbërjen e shtetit”.

“Ka dy linja të qarta të tensionit që na shqetësojnë më shumë se të tjerat – njëra është situata në Kosovë, që është padyshim një aleat kyç i Shteteve të Bashkuar, që është në tehun e thikës, dhe tjetra është shqetësimi ynë për fragmentimin e mundshëm, rifragmentimin në Bosnje, ku të paktën një lider – z. Dodik – po ndjek retorikisht një agjendë që kërkon shpërbërjen e shtetit, çka kundërshtohet fuqimisht.” – tha ai.

Zyrtar i lartë i administratës Biden bëri thirrje që “Kosova të jetë respektuese ndaj komuniteteve minoritare që ekzistojnë brenda asaj që është një Kosovë sovrane.”

Finer theksoi më tej se ShBA-ja mbetet e angazhuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor përmes “diplomacisë së kujdesshme” dhe se mbetet rajon që duhet mbajtur nën vëzhgim.

“Këto janë probleme që kemi punuar për t’i menaxhuar shpesh nën radar përmes diplomacisë së kujdesshme gjatë kësaj administrate, por janë fusha që do të duhet t’i ndjekim më tej dhe që padyshim janë shqetësuese. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet me të gjithë partnerët kryesorë atje. – tha ai.

Ai përsëriti qëndrimin e ShBA-së ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, duke thënë se “nuk ka qasje më të mirëpër të ruajtur paqen në Bosnje.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile