Site icon Lajmeria.info

Skandali i Pagimeve pa Punë në Institucionet e Kosovës: Shpenzohen Miliona Euro për Personat që Nuk kanë Ushtruar Detyrë

Ai në ‘DPT te Fidani’ në Klankosova ka pretenduar se miliona euro nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për persona që, sipas tij, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrë në institucione.

Edhe qeverisjen e parë nga Albin Kurti këta persona janë paguar me mbi 3.5 milionë euro nga pushteti i Albin Kurtit pa shku asnjë ditë në punë”, deklaroi Rrahmani.

Ai shtoi se, sipas raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, këta persona nuk janë paraqitur në vendet e punës dhe nuk dihet, siç u shpreh ai, ku kanë qenë gjatë kësaj periudhe.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rrahmani përmendi veçanërisht Ministrinë e Infrastrukturës, ku sipas tij, 61 persona janë paguar pa u paraqitur në punë.

Ministria e Infrastrukturës 61 persona pa shkuar asnjë ditë në punë i ka paguar me 461.000 euro.

Ai shtoi se situata të ngjashme, sipas tij, kanë ndodhur edhe në vite të tjera, duke përmendur vitin 2021.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Rrahmani tha se, sipas tij, gjithçka është e dokumentuar në raportet e auditimit dhe se institucionet mund t’i verifikojnë vetë këto të dhëna.

Ai shtoi se çështja është trajtuar edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku sipas tij është kërkuar që rastet të dërgohen në prokurori.

Ai kritikoi edhe mungesën e masave institucionale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në fund, Rrahmani tha se përgjegjësia kryesore bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin aktual të vendit.

Exit mobile version