Të paktën 74 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore amerikane në portin e karburantit Ras Isa në Jemen, në atë që konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës që nga nisja e fushatës së gjerë ushtarake kundër Houthive muajin e kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthit.
Zëdhënësi i ministrisë, Anees al-Asbahi, tha se 171 persona janë plagosur nga sulmet e së enjtes, sipas të dhënave paraprake, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për viktima.
Ushtria amerikane njoftoi se objektivi i sulmeve ishte ndërprerja e një burimi të karburantit që përdoret nga grupi militant Houthi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Porti Ras Isa ka një kapacitet magazinimi prej 3 milionë fuçish dhe ishte porti i parë i ndërtuar për eksportin e naftës nga Jemeni, rreth 40 vjet më parë.
Kjo është operacioni më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme që nga ardhja në detyrë e Presidentit Donald Trump në janar, dhe Uashingtoni ka paralajmëruar se do të vazhdojë sulmet derisa Houthit të ndalojnë sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
