Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulmi në Banjskë, familja e Afrim Bunjakut kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi e burgim i përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, është kërkuar që në fjalët hyrëse të palëve të dëmtuara. Në seancën e sotme prokurori special ka shfaqur disa nga provat më të rëndësishme që mbështet aktakuza, përfshirë edhe një video që pretendon se ishte fillimi i planifikimit të sulmit. Njëri nga të akuzuarit nuk e pranoi fajësinë por pranoi se në ditën kritike ishte në Banjskë.

Planifikimi e organizimi i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit kishte nisur qysh në vitin 2021, në Rashkë të Serbisë, pretendon Prokuroria Speciale.

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur këtë të enjte, ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, prokurori ka shfaqur një video ku shihet një mbledhje e përbashkët mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, organizatorit të sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiq e ish-drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacione (BIA), Aleksander Vulin.

Në fjalën hyrëse, prokurori Naim Abazi tha se grupi mbështetjen me armatim e kishin marr nga institucionet serbe, tek shtoi se për secilin të akuzuar ka prova të mjaftueshme.

“Ishte sulm i planifikuar qartë, për kohë të gjatë dhe me synim të qartë për cenimin e rendit kushtetues të Kosovës dhe krijimin e mundësisë së shkëputjes së komunave në veri të Kosovës. Grupi ishte i organizuar dhe i armatosur me lidhje të qarta me strukturat shtetërore të Serbisë. Ky rast nuk është thjesht penal, por sfidon thelbin e rendit kushtetues, bashkëjetesën ndëretnike”, ka thënë Abazi.

Drejtësi e burgim të përjetshëm kërkuan avokatët e familjes së të ndjerit Afrim Bunjaku, e policëve të lënduar në këtë sulm.

“Kjo nuk është çështje penale, por është edhe çështje shtetërore sepse kushtetuta jonë u shkel me armë. Kërkoj që të akuzuarit të dënohen me burgim të përjetshëm është minimumi që i takon gruas dhe fëmijëve të Afrim Bunjakut”, ka thënë Arianit Koci.

Derisa vetë të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë, për veprat që akuzohen, i akuzuari Vladimir Toliq pranoi se në ditën e sulmit kishte qenë në fshatin Banjskë.

“Më 24.09.2023 kam qenë në Banjskë, dhe kjo është e qartë, mirëpo qëllimi im, motivi i pranisë time atje, dhe pjesëmarrja në atë ngjarje, në plotni dallojnë nga ajo siç është e cekur në aktakuzë, unë në asnjë moment nuk kam mundur të supozoj se çka mund të ndodhë atje, edhe nuk kam mundur të jem i vetëdijshëm cilat janë pasojat, dhe çfarë kanë qenë pasojat në fund”, ka thënë i akuzuari Vladimir Toliq

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve thanë se aktakuza është e mangët, duke përmendur presionet që Prokuroria ka pasur nga kabineti qeveritar, gjatë hetimit të kësaj çështje.

“Tre muaj pas ngjarjeve në Banjskë ish kryeministri i Kosovës ka bërë pyetje se pse akoma nuk kemi aktakuzë për këtë rast, çdo muaj përmes mediave është kërkuar nga prokuroria që të përfundohen këto hetime dhe që këta njerëz te akuzohet për atë që akuzohen..”, ka thënë Millosh Delleviq, avokati i Toliq

Avokatët e tre të akuzuarve që janë në paraburgim që nga shtatori i 2023 patën kritika që nuk po respektohet prezumimi i pafajësisë e për këtë kryetari i trupit gjykues pati një pësrgjigje.

“Asnjë presion nga publiku apo ndonjë presion tjetër nuk do të pengojë në vendimin e kësaj gjykatë…”, ka thënë Arben Hoti.  

Ndërkohë që në këtë seancë u kërkua që sa më shpejtë të nis edhe gjykimi ndaj 42 personave të tjerë që janë në arrati, përfshirë Milan Radoiçiqin, e për këtë Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi ka thënë se është lëshuar letër rreshtimi ndërkombëtar për sigurimin e tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile