Site icon Lajmeria.info

Të shtëna me armë në lagjen 4 të Sarandës: një person i plagosur transportohet në spital

Në një incident të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Deri tani, shkaqet e konfliktit, identiteti i të plagosurit dhe autorët e dyshuar ende nuk janë të ditura.

Exit mobile version