Në një incident të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të Sarandës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake nga mediat, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.
Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Deri tani, shkaqet e konfliktit, identiteti i të plagosurit dhe autorët e dyshuar ende nuk janë të ditura.





















You must be logged in to post a comment Login