Të shtëna me armë zjarri dyshohet se kanë ndodhur afër zonës së Liqenit Artificial në Tiranë të Shqipërisë.
TCh shkruan se dyshohet që ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të momentit, teksa njëri prej të përfshirëve ka shtënë me armë.
Poashtu raportohet se ekipet e Policisë së Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka të plagosur.
