Reality show “Ferma VIP” po kalon një nga momentet më të tensionuara, teksa marrëdhëniet mes banorëve janë përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit.
Në fokus të debatit është vënë Adioni, i cili ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale për mënyrën se si iu drejtua poetes Mimoza Ahmeti.
Një koment i tij, ku ai e quajti “Ahmetoviq” dhe vuri në dukje prejardhjen e mbiemrit të tij si “shqiptar”, është cilësuar nga publiku si fyes dhe i papërshtatshëm.
Situata u përshkallëzua më tej gjatë një përballjeje direkte mes tyre.
Adioni përdori tone kërcënuese në kuadër të lojës, duke deklaruar se do ta nxjerrë jashtë brenda një afati të shkurtër. “O unë, o ti”, ishte mesazhi i tij, i cili vetëm sa shtoi më shumë tensionin në ambient.