Site icon Lajmeria.info

Tërmet me magnitudë 5.0 godet qytetin jugor spanjoll të Granadës

Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur në orët e hershme të së shtunës qytetin jugor spanjoll të Granadës.

Sipas autoriteteve rajonale, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës 01:00 në zonën metropolitane të Alhendinit.

Nga tërmeti janë raportuar dëme në disa banesa dhe automjete, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Autoritetet kanë nisur vlerësimin e dëmeve dhe po monitorojnë situatën pas lëkundjeve.

Exit mobile version