Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur në orët e hershme të së shtunës qytetin jugor spanjoll të Granadës.
Sipas autoriteteve rajonale, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës 01:00 në zonën metropolitane të Alhendinit.
Nga tërmeti janë raportuar dëme në disa banesa dhe automjete, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet kanë nisur vlerësimin e dëmeve dhe po monitorojnë situatën pas lëkundjeve.





















You must be logged in to post a comment Login