Site icon Lajmeria.info

Tragjedia në Pejë: 42-vjeçari humb jetën në aksident traktori, autoritetet hetojnë rastin

Një tragjedi ka ndodhur në Pejë ku Ardian Kalludra, 42-vjeçar, ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda në aksident.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin e trishtë, duke bërë të ditur se viktima humbi jetën pasi humbi kontrollin ndërsa drejtonte traktorin.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion për të zbardhur më shumë detaje.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version