Një tragjedi ka ndodhur në Pejë ku Ardian Kalludra, 42-vjeçar, ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda në aksident.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin e trishtë, duke bërë të ditur se viktima humbi jetën pasi humbi kontrollin ndërsa drejtonte traktorin.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion për të zbardhur më shumë detaje.





















You must be logged in to post a comment Login