Site icon Lajmeria.info

Tronditja në Prishtinë: Një person vritet në një përleshje me armë zjarri në rrugën ‘Sali Nivica’

Rreth orës 20:30, në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, pati të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë i vdekur mbeti një person.

Në vend të ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa mësohet se i pranishëm është edhe njësiti K9.

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, konfirmoi se viktimë e këtij rasti është Agron Hajdari.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Klankosova.tv ka mësuar në ndërkohë se Hajdari ka qenë i njohur si ‘Radulla’.

Ndërkaq, po ashtu mësohet se viktima ka qenë emër i njohur për organet e rendit edhe në të kaluarën.

Sipas dëshmitarëve, dorasi ka qenë i maskuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia tha se rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar, së paku publikisht.

Exit mobile version