Rreth orës 20:30, në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, pati të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë i vdekur mbeti një person.
Në vend të ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa mësohet se i pranishëm është edhe njësiti K9.
Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, konfirmoi se viktimë e këtij rasti është Agron Hajdari.
Klankosova.tv ka mësuar në ndërkohë se Hajdari ka qenë i njohur si ‘Radulla’.
Ndërkaq, po ashtu mësohet se viktima ka qenë emër i njohur për organet e rendit edhe në të kaluarën.
Sipas dëshmitarëve, dorasi ka qenë i maskuar.
Policia tha se rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar, së paku publikisht.















You must be logged in to post a comment Login