Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trump lirohet nga të gjitha akuzat

Një gjykatë e New Yorkut e liroi Donald Trumpin nga të gjitha akuzat rreth blerjes së heshtjes së aktores pornografike Stormy Daniels.

Gjykatësi Juan Merchan e liroi Trumpin pa kushte për të 34 pikat e aktakuzës.

“Të uroj suksese ndërsa merr mandatin e dytë”, i tha gjykatësi Trumpit, shkruan cnn.

Merchan deklaroi në gjykatë se lirimi pa kushte është “i vetmi vendim ligjor, pa cenuar detyrën më të lartë në vend”.

Lirimi i pakushtëzuar do të thotë se Trump nuk do të gjobitet, nuk do të dënohet me kusht ose burg.

Ndryshe, ish-presidenti dhe ai i ardhshëm u shpall fajtor majin e kaluar për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për yllin porno Daniels në javët e fundit të fushatës së parë të Trump në vitin 2016.

Pagesa u bë për t’u siguruar që Daniels nuk do të zbulonte se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin e martuar vite më parë. Trump thotë se historia e saj është e rreme dhe se ai nuk ka bërë asgjë të keqe.

Trump është ish-presidenti i parë amerikan që ndiqet penalisht dhe ish-presidenti i parë që shpallet fajtor për një krim

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj...

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Një aeroplan i vogël policie është rrëzuar në det pranë një qyteti të njohur plazhi në Tajlandë, duke lënë të vdekur të gjashtë personat...

Lajme

Dillan Barbatovci, është kosovari i parë që është bërë pjesë e Marinës Spanjolle. Tash e katër muaj, Berbatovci është duke u përfaqësuar në këtë...

Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia dedikoi një postim në Facebook, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili është në paraburgim në Hagë. Rama...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Enable Notifications OK No thanks