Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

‘Vardisje ndaj Trump’, ‘E quante tradhti kombëtare’: LDK i reagon Kurtit pas zbutjes ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit

E kishin përngjyruar terr e zi Marrëveshja e Uashgintontit – e nënshkruar në Zyrën Ovale në prani të Presidentit të ShBA-së: Donald Trump.

Assesi s’e kishin pranuar për të zbatueshme – me të vetëm gjë që nderonin nga ajo: Njohjen nga Izraeli, që pati ardhur me një telefonatë nga vetë Trump.

Vetëvendosja ishte investuar me të madhe kundër saj, e më së shumti kryetari i tyre, Albin Kurti – i cili muaj më vonë do të vinte në pushtet dhe do ta hidhte poshtë.

Qeveria Hoti shkoi bashkë me atë Trump: ndërsa erdhi ajo e Joe Biden, e cila sërish e quante marrëveshje të shëndoshë dhe i qëndronte prapa.

Hiç më larg se sot – vetë Albin Kurti i përzbuti fjalët ndaj asaj marrëveshje, tashmë kur Donald Trump u rikthye në Shtëpi të Bardhë.

E quajti marrëveshje ekonomike “që promovonte stabilitet” në një intervistë për “El Mundo”

Protagonisti i asaj marrëveshje, Avdullah Hoti, reagoi duke e quajtur “mashtrim të pastër politik…hipokrizi…manipulues”.

Hoti rikujtoi krejt atë çka Kurti demonizonte mbi atë marrëveshje “me sulme të pamëshirshme” ndërsa sot “pranon rëndësisën e saj”.

Ky është një rast i pastër i mashtrimit politik, i një lideri që për vite ka manipuluar qytetarët e Kosovës për përfitime të ngushta politike”, shkroi Hoti.

“Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për vendin tonë – nga humbja e mundësive ekonomike, deri te dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.

Gati katër vjet e gjysmë më vonë, Hoti thot se tashmë vendi “ka humbur kohë dhe besueshmëri”.

Kjo është ajo që ndodh kur arroganca dhe mungesa e përgjegjësisë i zënë vendin diplomacisë së matur. Diplomacia nuk është për të kënaqur egon personale apo për të ndërtuar narrativa boshe – është për të mbrojtur dhe avancuar interesat e shtetit”.

Albin Kurti dhe qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik, për një mundësi të artë të humbur. Tani, kur dëmi është bërë, ai përpiqet të justifikohet. Por qytetarët e Kosovës nuk mashtrohen më nga fjalët e tij boshe”, tha ai.

Përbutjen e Kurtit ndaj kësaj marrëveshje, kandidat i LDK-së për deputet, Arben Gashi, e quajti veçse “vardisje ndaj administratës Trump” atë çka dikur e quante “tradhti kombëtare”.

“Para katër vitesh e quajti tradhti kombëtare Marrëveshjen e Washingtonit. E sabotoi zbatimin e saj, e denigroi vetë dhe i porositi militantët të bënin të njëjtën gjë, duke përdorur gjuhën dhe veprimet më të ulëta ndaj nesh”, shkroi Gashi në Facebook.

“Sot, i pafuqishëm, pa ide politike, pa partnerë ndërkombëtarë, i vardiset administratës Trump, duke e konsideruar të njëjtën marrëveshje si të mirë. Ky njeri nuk ka ide, nuk ka program, nuk ka ideale, nuk ka vizion, nuk ka orientim. Ka vetëm një gjë me bollëk në qeverisjen e tij: korrupsionin dhe paaftësinë qeverisëse!”, tha Arben Gashi.

Çfarë thoshte Kurti për atë marrëveshje?

Me të marrë pushtetit do të njoftonte se nuk i qëndron prapa asaj.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian e quante veçse “një grumbullim pikash e jo marrëveshje”.

Sa i përket marrëveshjeve që janë arritur me 4 shtator vitin e kaluar në Washington mund të themi që janë zotime të dyfishta unilaterale me një listë zotimesh, nuk kam parë asnjë here në jetën time në një faqe e gjysmë marrëveshje ose zotimesh me kaq shumë gjëra e artikuj mbrënda tyre (…)

(…) sikur të ndodhte se gjatë shkrimit të tyre, dikush të thotë se mos kemi harruar edhe këtë gjë ose atë, dhe çdo gjë futët në këto një faqe e gjysmë, nuk besoj që është menduar që të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet ta shohim si një grumbullim pikash e jo si marrëveshjeMerre ose lëre”, tha Kurti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj...

Lajme

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin Vladimir të Rusisë pas një shpërthimi. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin për...

Lajme

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, përfaqësuese ligjore e Diamant Gashit – njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika –...

Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është treguar i ashpër me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Haradinaj ka thënë në ‘Pressing”...

Lajme

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se atyre...

Lajme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se se kreu i Nismës Fatmir Limaj “është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin”. Sipas Haradinajt, pozicioni i...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Enable Notifications OK No thanks