Kandidati për deputet nga PDK, Xhavit Haliti, ka dhënë dëshmi bë Gjykatën e Apelit në Bruksel, lidhur me vrasjen e veprimtarit, Enver Hadrit.
Bazuar në dëshminë e dhënë, Haliti beson se UDB-ashët si Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të marrin dënimin me burgim të përjetshëm.
Postimi i tij:
Sot, në Gjykatën e Apelit në Bruksel kam dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.
Bazuar në dëshminë e dhënë, besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të marrin dënimin me burgim të përjetshëm.
