Site icon Lajmeria.info

Zëdhënësi i KQZ-së: Nuk ka pasur ndërprerje në sistemin e rezultateve në QKN ‘1 Tetori’ në Prishtinë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka mohuar raportimet se ka pasur probleme me sistemin e rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) ‘1 Tetori’ në Prishtinë.

Elezi për Klankosova.tv deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë ndërprerje e platformës së rezultateve.

Ai sqaroi se është bërë vetëm një pauzë e shkurtër teknike, e nevojshme për zëvendësimin e disa kamerave në qendrën e numërimit. ‘Nuk ka rënë platforma e rezultateve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ka qenë një pauzë e shkurtër për shkak të nevojës për t’u ndërruar disa kamera’, deklaroi Elezi për Klankosova.tv.

Zëdhënësi i KQZ-së theksoi gjithashtu se procesi i numërimit në QKN ‘1 Tetori’ po vazhdon normalisht dhe se funksionimi i sistemit të rezultateve nuk është ndërprerë në asnjë moment.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version