Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka mohuar raportimet se ka pasur probleme me sistemin e rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) ‘1 Tetori’ në Prishtinë.
Elezi për Klankosova.tv deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë ndërprerje e platformës së rezultateve.
Ai sqaroi se është bërë vetëm një pauzë e shkurtër teknike, e nevojshme për zëvendësimin e disa kamerave në qendrën e numërimit. ‘Nuk ka rënë platforma e rezultateve.
Ka qenë një pauzë e shkurtër për shkak të nevojës për t’u ndërruar disa kamera’, deklaroi Elezi për Klankosova.tv.
Zëdhënësi i KQZ-së theksoi gjithashtu se procesi i numërimit në QKN ‘1 Tetori’ po vazhdon normalisht dhe se funksionimi i sistemit të rezultateve nuk është ndërprerë në asnjë moment.





















You must be logged in to post a comment Login