Armend Zemaj, deputet i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti i ka humbur dhjetë deputet në zgjedhje dhe tani nuk e ka shumicën dhe as nuk ka koalicion e as marrëveshje me ndonjërën nga partitë e mëdha shqiptare.
Ai tutje ka thënë se ai e ka të drejtën të bëjë marrëveshje me kë të do por se aktualisht ai nuk e ka shumicën.
“Kjo që po e bënë Albin Kurti kom të drejtë me dyshu dhe me besu që është tendencioze, është paaftësi, është ego për pushtet, nuk i ka numrat në atë që ka pretendu që ka fitu zgjedhjet, nuk po e beson që është një realitet i ri, nuk është partia me 50%, i ka hup 10 deputet, nuk e ka shumicën, nuk e ka partner asnjë parti shumicë shqiptare, dëshiron që të krijoj partneritet me pakica, është e drejtë e tij”, ka thënë Zemaj.
“Po të ishte Limaj[Nisma] dhe Lëvizja Vetëvendosje me 61 numra dhe po ti kishin këto pazaret e kryme me minoritetet dhe pakicat, ai edhe për kundër vullnetit tim dhe interpretimit tim dhe të kolegëve të tjerë do ta kalonte verifikimin…”, ka thënë ai duke shtruar pyetje se ku ishin deputetët e zgjedhur të pakicave në kohën kur po bëhej verifikimi i mandateve.
