Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zotim në letër, ku mbeti Banka Zhvillimore e Kurtit?

Themelimi i Bankës Zhvillimore mbetet një prej premtimeve të parealizuara të kryeministrit, Albin Kurti.

Bërja realitet e saj nuk duket fare në horizont edhe pse ajo ishte vendosur në mesin e zotimeve në planprogramin qeveritar të Kurtit.

Tani që qeveria aktuale është drejt përfundimit të mandatit të saj katërvjeçar, ky projekt bashkë me shumë të tjerë mbetet vetëm në letër.

Por, shefi i ekzekutivit u kujdes që premtimin e njëjtë ta bartë edhe në vitin zgjedhor-2025.

Pak ditë para se të niste fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ripërsëriti zotimet e vjetra që i pati përfshirë në Programin e Qeverisë 2021-2025.

Ai në një intervistë përpos Bankës Zhvillimore premtoi se sivjet do të themelohen Fondi Sovran e Byroja Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Ne së pari duhet të themelojmë Fondin Sovran të Kosovës dhe besojmë që së shpejti do të marrim dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese, dhe paralelisht me këtë edhe Bankën Zhvillimore”, deklaroi ai më 6 janar.

Por nëse do të funksionalizohej, cili do të ishte misioni i Bankës Zhvillimore?

Banka Zhvillimore ishte paraparë të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve.

Ajo do të ishte komponenti kreditues, që do të financohej nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile