Blerjet në Comodita Home: Ndikim pozitiv në arsim dhe zhvillim në Kosovë dhe Shqipëri


- Advertisement -

Klientët e Comodita Home, përveç që blerjet që do t’i bëjnë në dyqane do t’u hyjnë në punë për vete, ato do t’i ndihmojnë edhe dikujt tjetër.


- Advertisement -

Kjo pasi këto blerje do të kontribuojnë edhe në mbështetjen e arsimit të hershëm për fëmijët.

Krejt kjo falë partneritetit të arritur mes UNICEF-it dhe brendit vendor, ku një përqindje nga shitja e dyshekëve, jastëkëve dhe toperëve do të dedikohet për përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së edukimit fillestarë në Kosovë e Shqipëri.

E pikërisht për këtë është hapur edhe institucioni përkatës. ‘Pas implementimit dhe përfundimit të suksesshëm mes Comodita Home dhe UNICEF, një bashkëpunim që ka ardhur natyrshëm për të kontribuar në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, është hap qendra e parë në Mirosalë të Ferizajt, ose më saktë është aktivizuar qendra e cila kontribuon në zhvillimin e të vegjëleve tanë’, ka thënë Shqipe Berisha nga Comodita Home.

Por ky është vetëm fillimi, pasi bashkëpunimi tashmë ka kaluar në një hap tjetër. ‘Sot nis faza e dytë e bashkëpunimit me mesazh shumë domethënës, përqafoje fëmijën tënd çdo ditë duke theksuar dashurinë në rritjen e çdo fëmije’, tha më tej Berisha.

Kjo nismë ka ndikuar edhe më shumë te klientët, të cilët tashmë zgjedhin gjithnjë e më shpesh Comoditën për pajisjet e shtëpisë së tyre. ‘Përderisa blerja ime… një përqindje shkon për arsimin e fëmijëve, jam shumë e lumtur dhe shpresoj që kan me u kthy prapë dhe me bo të njëjtin gjest’, u shpreh një kliente.

Në këtë nismë për të vegjlit mund të kontribuojë secili. ‘Për çdo blerje të dyshekëve, një pjesë e përqindjes shkon për mbështetje të fëmijëve.

Kjo mund të bëhet fizikisht në dyqane dhe online’, deklaroi Shqipe Berisha nga Comodita Home.

Ky partneritet pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e edukimit të hershëm për mijëra fëmijë në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë, në kuadër të tij do të hapen edhe dy qendra të reja edukimi, njëra në Pejë e tjetra në Mitrovicë.

Leave a Reply