Me 3 ditë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjidhjen e presidentit, partitë në Kosovë po intensifikojnë deklaratat.
Kryeministri Albin Kurti akuzoi opozitën për mos-zgjidhjen e çështjes, ndërsa propozoi që partitë opozitare të propozojnë tre emra për president konsensual.
Kryetari i LDK-së theksoi mundësinë e propozimit të ish-presidentes Vjosa Osmani për një mandat të dytë.




















