Kurti përkujton masakrën e Studimes: 116 civilë shqiptarë u vranë brenda dy orësh


- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e Studimes, ku forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë në zonën ndërmjet Studimes së Poshtme dhe Studimes së Epërme në Vushtrri.


- Advertisement -

Kurti ka theksuar se kjo ngjarje mbetet një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku brenda vetëm dy orësh u vranë burra, gra, pleq dhe fëmijë nga Shala dhe rrethina e Vushtrrisë.

Ndërtimi i Republikës së Kosovës vazhdon si nderim për të rënët dhe si garanci që brezat e ardhshëm të mos përjetojnë më terror të tillë.

Kurti ka përkujtuar martirët e Studimes dhe të gjithë të vrarët gjatë luftës, duke e cilësuar kujtimin e tyre si të përjetshëm.

Këto krime nuk harrohen, nuk falen dhe nuk zbehen me kohën.

Ato mbesin plagë e hapur, derisa drejtësia e plotë të vihet në vend dhe përgjegjësit të përballen me dënimet e merituara.

Ne po vazhdojmë të ndërtojmë e forcojmë Republikën e Kosovës së bashku, për ata që dhanë jetën e tyre dhe për ata që do të jetojnë pas nesh, duke u siguruar që asnjë brez tjetër të mos përjetojë terrorin që ne e kemi jetuar.

Në përvjetorin e masakrës së Studimes, përkujtojmë një nga krimet më të rënda të kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë.

I përkujtojmë me nderim martirët e masakrës së Studimes dhe të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

Leave a Reply