Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhemë Rexhepi.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se Rexhepi ishte luftëtar i tri luftërave dhe për mbi 18 vjet jetoi si invalid duke mbajtur me dinjitet plagët e lirisë. “Xhemë Rexhepi ishte luftëtar i tri luftërave dhe për mbi 18 vite jetoi si invalid, duke mbajtur me dinjitet shumë plagë të lirisë.
Ai nuk u dorëzua kurrë, mbeti gjithmonë i fortë, duke u kthyer në shembull për bindjet e tij të palëkundura”, shkruan Lushtaku.
Me dhimbje e mërzi të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Xhemë Rexhepi.
Më 6 Prill ishim bashkë për t’i uruar ditëlindjen, duke kujtuar sakrificat dhe rrugëtimin e tij, pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit që do ta takoja.
Sot humbëm një bashkëluftëtar të madh dhe një njeri që i dha shumë atdheut.
Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm, ashtu sikurse kontributi i tij për lirinë që e gëzojmë sot.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve, miqve dhe dashamirëve.