Tifozët nderojnë me homazhe të veçanta futbollistin kosovar në ndeshjen Eintracht Frankfurt – Hamburg SV


- Advertisement -

Në ndeshjen e sotme të Bundesligës gjermane mes Eintracht Frankfurt dhe Hamburg SV, tifozët në tribunat e stadiumit nderuan me homazhe të veçanta të riun kosovar Sofian Podvorica, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident komunikacioni në Gjermani. 25-vjeçari nga Podujeva u varros të premten në fshatin Dumosh, në një ceremoni ku morën pjesë qindra qytetarë, familjarë dhe miq.


- Advertisement -

Ndër të pranishmit ishin edhe shumë shokë të tij, të cilët kishin udhëtuar në mënyrë të organizuar nga Gjermania për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Atmosfera në stadium ishte prekëse, teksa tifozët e Frankfurtit – qyteti ku Sofiani kishte lindur dhe ishte rritur – shpalosën një banderolë me mbishkrimin: “Kurrë nuk do të të harrojmë Sofian, prehu në paqe”, duke treguar respektin dhe lidhjen e fortë që ai kishte me komunitetin atje.

Sipas atyre që e njohën, Sofiani kujtohet si një djalë i urtë, i shoqërueshëm dhe shumë i dashur për rrethin e tij.

Një pjesë e madhe e familjes së tij kishte emigruar prej vitesh në Gjermani, ku gëzon respekt të madh në komunitetin shqiptar dhe atë gjerman, njësoj si në Kosovë.

Leave a Reply