Javën e nisi me prezantimin e drejtorëve të rinj.
E me emërimin e Besianë Musmuratit si nënkryetare, nga radhët e Partisë Demokratike, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama vulosi bashkëpunimin me këtë parti në kryeqytet.
Kjo meqë gjatë së hënës, koalicionin me LDK-në e konfirmoi edhe vetë kreu i degës së kësaj partie, Uran Ismajli, duke e vlerësuar si përgjigje ndaj krizave që, sipas tij, po e përcjellin Prishtinën.
Por, për këto veprime i pari i kryeqendrës, duket se i bëri sipas ‘hesapit’ të tij e pa marrë ‘aminin’ e partisë, që të martën mohuan diçka të tillë.
E pozita e dytë, më e rëndësishme në komunë, nuk është hisja e vetmja që PDK-ja do ketë për katër vitet e ardhshme, pasi u bë e ditur se do t`i udhëheq edhe 6 drejtori.
Sipas raportimeve, ky subjekt do të drejtojë edhe drejtorinë për Shërbime Publike, atë të Arsimit, Transformimin, Sportin, Kulturën e Parqet.