Një grup familjarësh dhe banorë të zonës së aksidentit tragjik u mblodhën mbrëmjen e sotme para Bashkisë në një protestë të heshtur.
Pjesëmarrësit, kryesisht të rinj të veshur me të zeza, kanë ndezur qirinj në shkallët e institucionit si homazh për jetët e humbura.
Tubimi u zhvillua pa deklarata, duke përdorur heshtjen si formë revolte ndaj pushtetit vendor për mungesën e sigurisë në zonat e banuara.
Kjo protestë e heshtur vijon pas një akti simbolik të zhvilluar gjatë paradites, ku pranë Drejtorisë së Policisë Durrës u vendos një kurorë me lule dhe mesazhin “Merrni masa”.








