Trump thotë se Irani ka kërkuar armëpushim


- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se “presidenti i ri i regjimit të Iranit” i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës një armëpushim.


- Advertisement -

Në një deklaratë në Truth Social, ai nuk e përmend zyrtarin e lartë me emër, por e përshkruan si “shumë më pak të radikalizuar dhe shumë më inteligjent se paraardhësit e tij”, raporton BBC.

“Do ta shqyrtojmë kur Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër”, është shprehur Trump.