Xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës premton spektakël dhe emocione, me disa ndeshje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen finale të sezonit.
Fokusi kryesor i ditës së sotme është pa dyshim përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit, që zhvillohet në mbrëmje në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:20.
Dy skuadrat vijnë me objektiva të qarta dhe një rivalitet të fortë, ndërsa çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka peshë të madhe.
Prishtina synon të rris diferencën e pikëve me Gjilanin, ndërsa gjilanasit duan t’ia rrëmbejnë pozitën e tretë.
Para këtij dueli, në program është edhe sfida mes Prishtina e Re dhe KF Drenica, një tjetër takim interesant që hap xhiron e sotme nga ora 15:00.
Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve për objektivin e tyre të madh, mbijetesën, dhe pritet një ndeshje e luftuar deri në minutën e fundit.