Prishtina e Re dhe Drenica kanë bërë të ditur formacionet zyrtare për ndeshjen e rëndësishme të javës së 29-të në Albi Mall Superligë.
Kryeqytetasit janë nikoqir të drenicasve në këtë përballje që do të zhvillohet në fushën sintetike të Kampit Nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 15:00.
Ekipi i Qëndrim Kidës synon fitoren për të ruajtur shpresat për mbijetesë në Superligë, ndërsa ekipi i Tomas Brdaric dëshiron një rezultat pozitiv për të mbetur mbi zonën e rrezikut.
Trajnerët e dy skuadrave kanë zgjedhur formacionet më të mira për këtë përballje të rëndësishme.
Formacioni i Prishtinës së Re: Smakiqi; Zekolli, Rudaj, Prenci, Trajkovski; Doukoure, Prekazi, Mekic; Fazliu, Kargbo, A.Berisha; Formacioni i Drenicës: Haxhihamza; G.Jashari, Shani, Da Silva; Osmanllari, Soler, Hamiti, Prodani; I.Jashari, Chacon, Uka;