Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Moti dhe Parashikimi i Temperaturave për Javën e Ardhsme në Kosovë

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm në vendin tonë, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.

Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C.

Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.

Sipas njoftimit të IHMK-së, kushtet agrometeorologjike në përgjithësi paraqiten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë. “Reshjet e herëpashershme do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në tokë, megjithatë temperaturat më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit në mesjavë mund të shkaktojnë stres te kulturat më të ndjeshme në viset e ulëta dhe lugina.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë trajtimeve me preparate mbrojtëse, duke i realizuar ato në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta”, thuhet në njoftim.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ajo pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, falë qarkullimit të masave ajrore dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë.

Në zonat urbane mund të ketë rritje të lehtë të koncentrimit të ndotësve gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes, por pa ndikime të theksuara në shëndetin e qytetarëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 7-11°C Temperaturat maksimale: 19-23°C.

Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mot i ndryshueshëm, intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale: 6-9°C.

Temperaturat maksimale: 17-20°C.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Era: nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Temperaturat minimale: 4-6°C.

Temperaturat maksimale: 15-18°C.

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale: 3-5°C.

Temperaturat maksimale: 15-18°C.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Temperaturat minimale: 5-7 °C.

Temperaturat maksimale: 17-20°C.

Era: nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

ShowBiz

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e moderatoresë së njohur Brikena Beqiri, e cila ka humbur nënën e saj. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka nënshkruar dekretin që cakton datën e zgjedhjeve, duke pritur vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës për...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space