Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Mediume të njohura si Reuters, The Independent dhe ABC News kanë raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar paqartësitë kushtetuese dhe tensionet politike që po shoqërojnë procesin.
Në raportimet e tyre thuhet se ky zhvillim rrezikon ta zgjasë edhe më tej ngërçin politik në Kosova, vendi më i ri në Evropë që synon anëtarësimin në Bashkimi Evropian.
“Ky veprim e zgjat ngërçin politik në Kosovë, shteti më i ri në Evropë, i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vendi nuk pati një qeveri funksionale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, pasi parlamenti i përçarë nuk arriti të zgjedhë kryetarin e Kuvendit për muaj të tërë”, thuhet në raportimet e mediave ndërkombëtare.
Po ashtu, mediat e huaja theksojnë se Kosova mund të përballet me zgjedhjet e treta brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.
“Zgjedhjet e ardhshme do të jenë të tretat brenda pak më shumë se një viti. Kosova tashmë mbajti zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor, pasi dështoi të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të shkurtit 2025.”
Në raportime përmendet edhe fitorja e Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, e cila megjithatë nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend.