Një mjet lundrues tip skaf me flamur anglez ka mbërritur në portin e Vlorës pasi është përballur me vështirësi gjatë lundrimit në det.
Në bord ndodheshin dy shtetas kroatë, të cilët kishin nisur udhëtimin nga porti i Korfuzit me destinacion Dubrovnikun. Sipas informacioneve, gjatë lundrimit ata kanë pësuar dëmtime fizike si pasojë e motit të keq dhe kushteve të rënduara atmosferike në det.
Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, skafi është detyruar të kthehet në portin e Vlorës, ku përmes një agjencie detare përfaqësuese është kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas mbërritjes në port, dy shtetasit kroatë janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore deri më tani nuk raportohet të jetë e rëndë.





















You must be logged in to post a comment Login