Gjatë takimit në kuadër të platformës ‘Hajde folim’, u diskutua për sfidat me të cilat përballen qytetarët.
Presidentja Osmani e cilësoi Llapin si një vend të fjalës dhe besës, duke theksuar forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e banorëve të kësaj ane. ‘Llapi i jashtëzakonshëm si çdo herë – vend i fjalës, i besës dhe i njerëzve që nuk lëkunden kurrë.
Këtu ndihet fuqia e vërtetë e bashkimit, kur flasim hapur për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e për rrugën plot shpresë përpara.’, u shpreh ajopërmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’.





















You must be logged in to post a comment Login