Kapiteni i Paris Saint-Germain, Marquinhos, ka vlerësuar mentalitetin dhe besimin e skuadrës së tij, duke theksuar se ambicia për lavdi evropiane ka qenë e qartë që në fillim të sezonit.
Braziliani u ndal edhe te rrugëtimi emocional i ekipit, duke e krahasuar zhgënjimin e sezonit të kaluar me suksesin e këtij viti. ‘Është një emocion ndryshe, shkuam nga 0 në 2 brenda një viti, me dy radhazi,’ u shpreh ai, duke reflektuar mbi progresin e klubit.
Marquinhos theksoi se PSG e kishte të qartë objektivin që në nisje dhe se trajneri e kishte vendosur tonin që në start të sezonit. ‘Që nga dita e parë treguam se donim ta fitonim.
Trajneri tha në fillim të sezonit se është e vështirë ta fitosh, edhe më e vështirë ta fitosh dy herë radhazi, dhe se duhej të ktheheshim në ritëm.’ ‘Ky ishte qëllimi i sezonit.
Kishim një skuadër të plotë dhe e treguam përsëri sot,’ përfundoi Marquinhos.





















You must be logged in to post a comment Login