Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka qenë e ftuar në ‘Grida Duma Podcast’, ku ka bërë një nga rrëfimet më të sinqerta dhe emocionale të jetës së saj.
Në bisedën me Grida Dumën, ajo flet pa dorashka për dashurinë që nuk e gjeti ashtu siç e kishte ëndërruar, lidhjet që sot i konsideron të gabuara, sakrificat që ka bërë për të tjerët dhe vështirësitë për t’i thënë ‘jo’ njerëzve.
Teksa po fliste për dashurinë, Big Mama u shpreh se pas humbjes së nënës së saj, kuptoi se nuk e ka dashur njeri.
Ajo shton se ka kuptuar se gjithmonë e kanë dashur ‘o t’a shfrytëzojnë ose për interes’. “Kam pasur gjithmonë lidhje të gabuara.
Tani në moshën 40-vjeçare unë po kuptoj, duke e lidhur dhe me pjesën e humbjes së nënës, u ndala dhe pashë se kush më do dhe kush nuk më do.
Edhe kuptova që nga të gjitha lidhjet e mia apo njohjet që kam pasur, mua nuk më paska dashur njeri.
Big Mamën nuk e ka dashur asnjë njeri.
Gjithmonë kanë dashuri diçka tjetër nga unë.
Kanë dashur o të më shfrytëzojnë, se di, gjithmonë ka patur diçka me prapavijë apo me interes.
Asnjë njeri nuk më ka dashur”, tha këngëtarja e dashur për publikun.





















You must be logged in to post a comment Login