Kandidatja për presidenten nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka shënuar ditëlindjen e saj të 44-të me një postim të ndjenjshëm në Facebook.
Ajo falënderoi të gjithë për urimet dhe ndau një foto ku shihet e përqafuar me vajzat e saj. “Dhe kur dita fillon dhe mbaron me këtë përqafim, nuk ka më asgjë që mund të na lëkundë.
Ju faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta për ditëlindjen e dje!”, shkroi Osmani.




















