Një stërvitje e përbashkët ushtarake e organizuar nga NATO ka nisur sot në Borovac të Serbi, ku rreth 600 trupa nga disa shtete aleate dhe partnere do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme deri më 23 maj.
Sipas njoftimit të Komandës së NATO-s në Napoli, në këtë stërvitje marrin pjesë ushtarë nga Serbia, Itali, Rumani dhe Turqi, me synimin për të rritur ndërveprimin dhe bashkëpunimin në operacionet e përkrahjes së paqes.
Stërvitja përfshin simulime të ndryshme taktike dhe operacione mbrojtëse, të cilat synojnë forcimin e koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe avancimin e kapaciteteve të tyre në misionet ndërkombëtare të sigurisë.





















You must be logged in to post a comment Login