Në polici thuhet se janë njoftuar me kohë për rastin e rëndë të 13-vjeçares në Istog dhe kanë ndërmarrë veprimet përkatëse sipas procedurave ligjore.
Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës ka treguar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor. ‘Me datë 29 janar në orët e pasdite, rreth orës 14.10, stacioni policor në Istog ka pranuar një informacion nga një qytetar se një i dyshuar është në një objekt pushim dite.
Policia menjëherë ka shku në vend të ngjarjes dhe në flagrancë i ka takuar, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktimën e ka shoqëru në stacion policor.
Menjëherë është njoftu porkurori dhe porkurori ka kërku që rasti menjëherë ta trajtojnë sektori i hetimeve rajonale në Pejë prokurori me hetuesit e rastit, psikologun, punëtorin e qendrës për punë sociale, mbrojtësin e viktimave, dhe njëri nga prindërit, nëna e viktimës ka qenë aty, është intervistu dhe pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.’ ‘Më vonë, është kompletu lënda dhe gjyqtari i procedurës paraprake e ka vazhdu paraburgimin për 30 ditë.
Ai ende është në paraburgim.
Me të miturën janë kry ato procedurat që parashihen, është trajtuar nga të gjithë akterët që i përmenda më herët dhe është liru në shtëpi.
Vepra është kryer, prokurori e ka cilësuar veprën dhunim.’ Rreth rastit janë deklaruar edhe nga Prokuroria e Pejës. ‘Ky rast është trajtu me prioritet për shkak se me të ndodhë rasti, duhet veçuar këtë rast sepse një telefonatë e një qytetari ka kontribuar shumë përshkak se policia menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka kapur në flagrancë personin e dyshuar për veprën penale dhunimi, me crast i njëjti është arrestuar në vendin e ngjarjes ndërkaq viktimë si është dhënë tretmani i duhur nga të gjithë mekanizmat shtetëror duke përfshirë këtu mbrojtësin e viktimave, psikologun, prokurorinë, qendrën për punë sociale dhe të gjithë mekanizmat tjerë.’ Deklaroi Shkodran Nikci, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.





















You must be logged in to post a comment Login