Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe njëherit kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente dhe bartësen e listës së kandidatëve për deputetë, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e rajonit 03.
Pas një takimi me qytetarë në Pejë, ku morën pjesë një numër i madh i të pranishmëve, Abdixhiku dhe Osmani kanë vazhduar aktivitetin e tyre në Istog, ku u përballën me pyetje dhe interesim nga qytetarët e këtij qyteti.
Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja bëri të ditur se takimi u organizua në kuadër të platfomes “Hajde folim”, ku qytetarët patën mundësinë të adresojnë pyetje dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e partisë. “‘Hajde folim’ tani në Istog!
Kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku përballë qytetarëve, duke u përgjigjur në pyetjet e shumta!”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.





















You must be logged in to post a comment Login